SURPRIZA E BUJSHME: Roma rinovon me Dzekon. Boshnjaku “thumbon” Interin!

16 Gusht 2019
22:21
back button

Koha kishte skaduar, ashtu si edhe Roma bëri me dije, pasi të lëvizësh tani për një sulmues është tepër e vështirë. Kështu, verdhekuqtë, teksa kanë refuzuar ofertën e fundit të Interit prej 15 mln eurosh, kanë vepruar.

Ka ardhur lajmi zyrtar në mënyrë surprizë… “Kjo është shtëpia ime!”, një fjali e Edin Dzekos firma në kontratën e re, deri në qershor të vitit 2022. Boshnjaku, që mbërriti te verdhekuqtë në vitin 2015, do të vazhdojë të luajë me këtë skuadër. Dzekos i skadonte kontrata në vitin 2020 dhe ishte i lirë më pas. Ai ka shënuar 87 gola në 179 ndeshje.

Por, ky lajm ka tërbuar Antonio Conten që e kërkoi me forcë te Interi. Sakaq, vetë Dzeko tha se “këto javë ndjeva se sa shumë më donte klubi dhe se sa shumë donin që të qëndroja. Këtu janë të gjitha faktorët për të fituar trofe”. Praktikisht, thumba për Conten, duke qenë se ndoshta Interi nuk e deshi edhe aq shumë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit