Surpriza e sezonit, Marcus Thuram: “Dy vjet më parë kuptova që Interi ishte zgjedhja e duhur. Titulli? Jo thjesht Juventus…”

6 Dhjetor 2023
18:37
Telesport
back button

Marcus Thuram është një nga surprizat e bukura të kësaj pjese të parë të sezonit në Serinë A. Sulmuesi i Interit, duke folur për Sky Sport, ka folur për ndjenjat e tij pas muajve të parë në fanellën e Nerazzurrëve, në të cilat ka bërë 19 paraqitje gjithsej me 6 gola dhe 10 asistime:

“Është një moment i mirë për mua, po kaloj një eksperiencë të re, është një moment zbulimi i kampionatit, ekipit dhe qytetit, po përpiqem të mësoj. Kisha folur tashmë me Ausilio 2 vite më parë, para se të lëndohesha, dhe ai më shihte si sulmues qendror. Kjo më bëri të kuptoj menjëherë se do të ishte zgjidhja më e mirë për mua.”

Si është të luash përkrah Lautaro Martinez? “Lautaro është një kampion, një nga sulmuesit më të mirë në botë, çdo lojtar që luan me të mund të bëjë mirë”.

Ndeshja e fituar ndaj Napolit në Maradona? “Nuk e njihja atë stadium, më kishin thënë vetëm shokët e skuadrës. Ishte një ndeshje e mirë në një ambient të bukur”.

A është Scudetto një çështje mes Interit dhe Juventusit? “Jo, ne nuk luajmë kundër Juventusit çdo fundjavë… Është një luftë mes të gjitha skuadrave që bëjnë mirë dhe do ta shohim në fund të sezonit”.

Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit si synim 2024, do të thonit Scudetto, Champions League apo Kampionatin Evropian me Francën?
“Po ta them, nuk do të ndodhë…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit