Nëse Tottenham nuk kualifikohet në Champions, ja ku do të transferohet Harry Kane

20 Janar 2019
10:26
Telesport
back button

Në rast se skuadra e Tottenham nuk do të kualifikohet në Champions League sezonin tjetër, atëherë sulmuesi i saj Harry Kane do të largohet. Dhe, çuditërisht, destinacioni i tij nuk do të jetë Real Madrid, siç është përfolur kohët e fundit, por Gjermania. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, skuadra e Bayern Mynih ka përzgjedhur sulmuesin anglez si përforcimin e duhur për të ardhmen.

Sulmuesi i Spurs aktualisht është i dëmtuar dhe nuk do të luajë deri në fund të marsit dhe mungesa e tij në fushë prish shumë planet e Tottenham, që nuk ka lojtarin e saj kryesor. Aktualisht, ekipi i trajnerit Pochettino ndodhet në vendin e tretë në Premier League, por mungesa e Kane mund të ndërlikojë pozitat e ekipit, duke parë paraqitjet e mira të Arsenal dhe Manchester United.

Bayern është gati të konkurrojë fort me çdo rival tjetër për të marrë Harry Kane, që do të ishte zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski në rast se polaku largohet. Kane, 25 vjeç, nuk do të jetë në fushë në dy ndeshjet që Tottenham do të luajë me Borussia Dortmund në turin tjetër të Champions League, që zhvillohet në fund të shkurtit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit