Surpriza në Mugello, një anonim siguron “pole”, skuadra e Rossi në vijën e parë

28 Maj 2022
15:16
Telesport
back button

Piloti italian Fabio Di Giannantonio siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Mugello, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Italisë në MotoGP. Kjo është hera e parë që ky pilot siguron “pole”, një emër i panjohur, që garon me skuadrën e Ducati Gresini (i 22-ti në renditjen botërore).

Ai dha kohën 1’46”410 në pistën e Mugello, koha më e shpejtë e provave zyrtare, vendosur në një pistë të lagur për shkak të shiut. Di Giannantonio interpretoi më mirë se të gjithë në pistën e lagur, duke lënë pas dy pilotë të tjerë italianë, Marco Bezzecchi dhe Luca Marini. Pra, dy debutues të MotoGP renditen në dy vendet e para.

Këta të dy garojnë për skuadrën e Valentino Rossi, Mooney VR46 Racing Team, që për herë të parë renditen kaq mirë në provat zyrtare. Pra, një “show” i pilotëve italianë, që në pistën e shtëpisë bënë ligjin. Në vendin e gjashtë u rendit kampioni i botës në fuqi, Fabio Quartararo me Yamaha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit