Surpriza në provat e lira, në Austri dominon Sergio Perez, Ferrari sërish si breshka

10 Korrik 2020
13:17
Telesport
back button

Në pistën e Zeltweg, janë zhvilluar sot provat e lira, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Austrisë. Kjo është gara e dytë sezonale e botërorit 2020 të Formula 1, që do të zhvillohet ditën e diel.

Kohën më të shpejtë në përfundim të sesionit të parë e regjistroi meksikani i Racing Point, Sergio Perez. Ai dha kohën 1’04”867, duke lënë pas makinën Red Bull të Max Verstappen me 96 të mijëtat më shumë.

Në vendet 3-4 u renditën dy pilotët e Mercedes, me Bottas që ishte më i shpejtë se Hamilton. zhgënjejnë sërish dy makinat Ferrari, larg më të mirëve. Vettel u klasifikua i dhjeti, ndërsa Leclerc i 12-ti, të dy gati 1 sekondë më të avashtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit