Surpriza në renditje, një australiane në majën e botës

25 Qershor 2019
9:32
Telesport
back button

Tenistja australiane Ashleigh Barty ka shkruar historinë, duke u ngjitur për herë të parë në karrierë në krye të renditjes botërore për femra. Triumfi në Roland Garros dy javë më parë dhe ai në Birmingham fundjavën e kaluar, i kanë dhënë tenistes australiane kreun e renditjes botërore, me 6.540 pikë.

23-vjeçarja australiane rikthen vendin e saj në krye të renditjes botërore pas 43 vitesh, që nga koha e Evonne Cawley. Bie nga froni tenistja japoneze Naomi Osaka, e dyta me 170 pikë më pak.

Te meshkujt nuk ka ndryshime, teksa në krye qëndron serbi Novak Djokovic, me 12.145 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit (mbi 4000 pikë ndaj Nadal, i dyti). 5 të parët te meshkujt nuk kanë ndryshme, me Federer në vendin e tretë, që ndiqet nga Thiem e Zverev.

Renditja, “top-5” meshkuj

1-Novak Djokovic, 12.145 pikë

2-Rafael Nadal, 7.945 pikë

3-Roger Federer, 6.620 pikë

4-Dominic Thiem, 4.595 pikë

5-Alexander Zverev, 4.405 pikë

Renditja, “top-5” femra

1-Ashleigh Barty, 6.540 pikë

2-Naomi Osaka, 6.377 pikë

3-Karolina Pliskova, 5.685 pikë

4-Kiki Bertens, 5.425 pikë

5-Angelique Kerber, 4.685 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit