Në Paris, është hedhur shorti i grand slam të Roland Garros, turneu i dytë i madh i këtij viti. Interesant fakti se Rafael Nadal e Novak Djokovic janë nga e njëjta anë e tabelës, çka mund të sjellë një përballje të tyre që në çerekfinale.
Nga e njëjta anë e shortit është edhe spanjolli tjetër Marcos Alcaraz, që mund të përballet me njërin prej Nadal e Djokovic ne gjysmëfinale. Nga kjo anë e shortit është edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, që mund të sfidojë Alcaraz në çerekfinale.
Më i lehtë shorti për grekun Stefanos Tsitsipas e rusin Daniil Medvedev, që janë së bashku në anën tjetër të tabelës së shortit. Ata mund të përballen në gjysmëfinale. Nga kjo anë janë edhe rusi tjetër Andrey Rublev e italiani Jannick Sinner.
Te femrat, numri 1 në botë, polakja Iga Swiatek, ndodhet nga e njëjta anë e tabelës me Paola Badosa (numri 3), Aryna Sabalenka (numri 7) e Karolina Pliskova. Në anën tjetër janë kampionia në fuqi e numri 2 në botë, Barbora Krejcikova bashkë me Maria Sakkari (numri 4), Anett Kontaveit (numri 5) e Ons Jabeur (numri 6).