Surpriza në Xhiron e Italisë, triumfon një ekuadorian

3 Qershor 2019
10:32
Telesport
back button

Çiklisti ekuadorian Richard Carapaz është shpallur fitues i Xhiros së Italisë, një prej 3 eventeve më të mëdha të sportit të biçikletës në botë (21 etapa). Ky turne u zhvillua përgjatë 3 javëve në rrugët e Gadishullit Apenin, një event që dhuroi emocione e surpriza.

Carapaz fitoi dy nga etapat e këtij turneu, përfshi edhe një malore (etapa e 14-të), që i dha fitoren. Koha e përgjithshme e ekuadorianit ishte 90h01’47”. Në vendin e dytë u klasifikua çiklisti italian Vincenzo Nibali, me +1’05”, ndërsa i treti slloveni Primoz Roglic, me +2’30”.

Ky ishte edicioni nr.102 i Xhiros së Italisë (Giro d’Italia), ku morën pjesë disa nga çiklistët më të mirë në botë. Dy eventet e tjera të mëdha të sportit të biçikletës janë Turi i Francës dhe Vuelta e Spanjës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit