Surpriza, një italian vendos rekordin e 3-pikëshave në NBA

10 Dhjetor 2018
15:48
Telesport
back button

Janë të shumtë snajperët e NBA-së, ata që nga distanca bëjnë ligjin në këtë sport në Amerikë, por është një basketbollist italian ai që ka vendosur sot një rekord të ri në këtë sport. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Marco Belinelli, që aktualisht luan me skuadrën e San Antonio Spurs. Për të ky është një rikthim te skuadra e Spurs, ku ka luajtur edhe më pare (2013-015, kur dhe ka fituar një titull kampion), ndërkohë që në 12 sezone që luan në NBA ka veshur fanellën e 9 ekipeve.

Pikërisht kjo lëvizje e tij në disa ekipe e bën atë të “veçantë”, pasi është basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që realizon të paktën 50 tripikësha me 9 ekipe të ndryshme. Në karrierën e tij në NBA, përveç ekipit aktual të San Antonio, Belinelli është aktivizuar edhe me Golden State, ku dhe ka debutuar e më pas me Toronto, New Orleans, Chicago, Sacramento, Charlotte, Atlanta dhe Philadelphia. Por aftësia e tij për të qenë një shënues i mirë nga distanca nuk ka ndryshuar asnjëherë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit