Surpriza Teuta, arrin fitoren e parë në kampionat pas dy vitesh

29 Mars 2019
20:28
Telesport
back button

Skuadra e Teutës në volejboll për meshkuj ka fituar 3-2 ndaj Elbasanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt. Një fitore që nuk vlen shumë për sa i përket renditjes për durrsakët, që vazhdojnë të jenë të fundit në renditje, por ky sukses ka një domëthënie të veçantë për "djemtë e detit".

Kjo është fitorja e parë e Teutës pas 2 vitesh, pasi durrsakët nuk kanë fituar asnjë ndeshje gjatë sezonit të kaluar (2017-2018) dhe ky është suksesi i parë për këtë sezon (2018-2019). Pra, një fitore më shumë për moral për ekipin e trajnerit Dritan Bardhi, që merr edhe 2 pikët e para në kampionat.

Për sa i përket ndeshjes ajo ishte e një niveli të ulët, me Elbasanin që fitoi me lehtësi dy setet e para me rezultatin e njëjtë 25-14. Kur mendohej se do të vijonte ky ritëm vendasit ulin ritmin. Miqtë nga Durrësi përfitojnë, duke e dominuar ndeshjen dhe përmbysur shifrat. Teuta fiton tri setet e tjera dhe krejt takimin 3-2.

Volejboll – Meshkuj, java e 17-të (29 mars)

Elbasani – Teuta, 2-3 (25-14, 25-14, 18-25, 13-25, 4-15)

E shtunë, 30 mars

Partizani – Skënderbeu, ora 13:00 (Korçë)

Vllaznia – Farka Volley, ora 16:00 (Shkodër)

Erzeni – Studenti, ora 19:00 (Akademia Goga)

Tirana (pushim)

Renditja: Erzeni 42 pikë (14/1), Vllaznia 36 pikë (13/1), Tirana 34 pikë (11/4), Skënderbeu 25 pikë (8/6), Partizani 22 pikë (7/7), Studenti 21 pikë (7/7), Farka Volley 8 pikë (3/11), Elbasani 5 pikë (1/14), Teuta 2 pikë (1/14).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit