Surprizat e Idrizit dhe e ardhmja e Dajës… Flamurtari nën stuhi!

1 Qershor 2019
10:18
Eraldo Harlicaj
back button

Administratori Sinan Idrizi u shpreh se do të kishte surpriza për të gjithë pas të enjtes, pra mbarimit të kampionatit. Superiorja uli siparin, ndërsa në Vlorë krisma nuk ka patur. Llogaritë bankare të lojtarëve janë bosh, ndërsa zyrtari i lartë i klubit, një Zot e di se çfarë po mendon! 

Klubi nuk është licencuar për Europa League dhe tashmë futbollistët dhe stafi teknik po bëjnë gati paditë për paratë e padhëna. Idriz nuk ka folur me asnjë nga futbollistët dhe nuk ka mbajtur asnjë nga fjalët e dhëna. Trajneri Ilir Daja nuk e di nëse do të vazhdojë në Vlorë, ndërsa pret takimin me Sinan Idrizin për të vendosur. 

"Jam ende nën kontratë me Flamurtarin. Nuk kam ndonjë gjë për të thënë nëse do vazhdoj apo do qëndroj në Vlorë. Javën tjetër do takohem me presidentin Idrizi dhe do të vendoset gjithçka”, – u shpreh ai për Sport Ekspres.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit