Surprizë e bukur te Juventusi! Në stërvitje shfaqet ylli që mungon prej 1 viti. Por ja kur do ta shohim në fushë

3 Tetor 2022
17:54
Telesport
back button

Juventus ka konfirmuar se sulmuesi Federico Chiesa eshte perfshire pjeserisht ne seancën e sotme stërvitore të skuadrës në Continassa. Anësori 24-vjeçar italian pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar gjatë fitores 4-3 të bardhezinjve ndaj Romës në janar, duke e lënë atë jashtë fushës për pjesën tjetër të sezonit.

Chiesa ka punuar shumë për rikuperimin e tij që atëherë, duke qenë i detyruar të shikojë dështimin e Italisë në kualifikimin e Kupës së Botës dhe fillimin e dobët të sezonit të Juventusit nga shtëpia.

Siç u njoftua nga Juventusi, Chiesa filloi një rikthim gradual në stërvitjen e skuadrës sot në qendrën e Juventusit në Continassa, duke marrë pjesë në disa nga ushtrimet ndërsa vazhdon të punojë për rikuperimin e tij.

Bianconerët shpresojnë ta kenë anësorin 24-vjeçar të rikthehet në fushë në një moment përpara pushimit të Kupës së Botës në mes të nëntorit, duke i lejuar Massimiliano Allegrit të llogarisë sërish në një figurë kyçe.

Chiesa iu bashkua Juventusit nga Fiorentina në tetor 2020 dhe ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 14 asistime në 61 paraqitje në të gjitha garat. Ideja eshte qe te futet gradualisht ne fushe dhe te mos kete nxitim, pasi gjuri i tij tekanjoz mund te kthehet t’i jape bezdisje…

Siç u përmend, nuk ka gjasa që Chiesa të jetë në dispozicion të Allegrit për ndeshjen e së shtunës së ardhshme kundër Milanit. Pas disa stërvitjeve në grup për 10-15 ditët e ardhshme, trajneri i Juventusit dhe stafi mjekësor do të vendosin nëse do t’i japin dritën jeshile thirrjes së anësorit sulmues për ndeshjen kundër Torinos.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit