Surprizon boksieri i pamposhtur: Edhe 3 duele e më pas do të tërhiqem

8 Maj 2019
12:53
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se do të zhvillojë edhe 3 duele dhe më pas do të tërhiqet nga sporti. “Gipsy King”, siç njihet ndryshe Fury, do të duelojë më 15 qershor ndaj gjermanin Tom Schwarz në Las Vegas. Ndërkohë që ka konfirmuar se sfida e radhës do të jetë më 28 shtator (nuk dihet ende vendi dhe emri i rivalit).

Këtë vit do të jem shumë aktiv, do të zhvilloj 3 duele dhe më pas do të tërhiqem”, ka deklaruar Fury, tashmë 30 vjeç. Britaniku, 27 fitore e 1 barazim në karrierë, ka befasuar të gjithë me këtë vendim të papritur. Nuk dihet nëse dy duelet e mbetura do të jenë ato ndaj Wilder dhe Joshua apo me boksierë të tjerë.

Kjo sdidë ndaj Schwarz vjen pas barazimit që britaniku arriti në dhjetor të vitit të kaluar ndaj Deontay Wilder. Madje pritej që dy boksierët të duelonin sërish në revansh, por marrëveshja nuk u arrit asnjëherë.

Tom është një rival i rrezikshëm, nuk ka për të qenë e lehtë për mua. Është një luan i uritur, që vjen të më mposht me KO. Nuk e kam nënvlerësuar dhe jam në formë”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit