Surprizon Fury: Kam nisur stërvitjen për revanshin ndaj Wilder

8 Dhjetor 2018
20:51
Telesport
back button

Tyson Fury nuk humbet kohë dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka nisur nga puna për revanshin ndaj Deontay Wilder, pasi sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 1 dhjetor në Los Anxhelos, u mbyll në barazim. Boksieri britanik është rikthyer në vendlindje pas një “emigrimi” 3-mujor në Kaliforni dhe tani shpreson të zhvillojë në Manchester revanshin, me shpresën që të marrë titullin kampion të kategorisë WBC, që mbahet nga rivali amerikan. Sukes që do ta rikthente kampion bote në peshën e rëndë, si dikur.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, 30-vjeçari Fury komenton: “Jam rikthyer sërish në rrugën time, në palestër. Kam nisur nga puna për të rënë sërish në peshë, për të qenë gati për sfidën e madhe, për revanshin. Këtë herë do t’ia dal mbanë të marr titullin”, u shpreh Tyson Fury përmes videos, ku duket duke vrapuar në palestër.

Boksieri britanik arriti barazimin e parë në karrierë pas 27 fitoresh, ndërkohë që në duelin ndaj Wilder ishte në epërsi në shumicën e raundeve edhe pse ra dy herë në tapet. Një gjyqtar i dha fitoren Fury, njëri Wilder dhe një e mbylli ndeshje barazim, që në fund ishte rezultati përfundimtar i këtij dueli të madh.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit