Surprizon Khabib Nurmagomedov, sërish në kafaz më 11 janar në Australi

17 Dhjetor 2018
13:39
Telesport
back button

Edhe pse është pezulluar pa afat dhe është nën hetim nga Komisioni i Sportit në Nevada për incidentin pas eventit UFC-229, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov ka vendosur të mos qëndrojë duarkryq. Stafi i tij ka bërë me dije se më datën 10 janar kampioni i botës do të jetë në Australi, ku do të nisë një tur “Një mbrëmje me Khabib”.

Kampioni rus kërkon të “pushtojë” edhe Australinë, për të patur sa më shumë fansa aty, ndaj do të zhvillojë një tur në disa prej qyteteve më të madha të këtij shteti. Duke nisur nga Melburni, më datën 11 janar e në vijim, Nurmagomedov do të ngjitet në kafaz për të zhvilluar disa seanca stërvitore për fansat e tij dhe të apasionuarit pas këtij sporti.

E ardhmja e 30-vjeçarit Khabib Nurmagomedov është ende në dilemë, pasi më 29 janar pritet që Komisioni i Sportit në Nevada të marrë një vendim për të dhe Conor McGregor, të përfshirë në një incident pas duelit mes tyre, të fituar nga rusi me “submission” në raundin e katërt. Kampioni rus është i pamposhtur në kafaz, duke i fituar të 27 duelet e zhvilluara deri më tani në karrierën e tij.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit