Surprizon Kompany, la Man City për punë të dyfishtë tek klubi legjendar

19 Maj 2019
12:28
back button

Vincent Kompany u largua nga Manchester City pas 11 vitesh, ku luajti në 360 ndeshje dhe arriti të fitojë 12 trofe në Angli.

Pas lamtumirës të zyrtarizuar përmes një letre emocionuese, mbrojtësi belg njoftoi me një letër të dytë se ka vendosur të rikthehet tek Anderlecht në Belgjikë, me rol të dyfishtë si lojtar-trajner.

“Për 3 vitet e ardhshme, unë do të marr rolin e lojtar-trajnerit tek RSC Anderlecht. Si një futbollist, unë kam lindur dhe jam rritur aty. Që nga mosha 6 vjeçare, kam qenë një në atë klub”, thotë fillimisht Kompany. 

Më tej tregon kontaktet me presidentin e klubit dhe drejtorin sportiv që i kanë ofruar këtë post drejtues dhe si lojtar njëkohësisht, të cilën e ka pranuar dhe shpreson që të largojë krizën që ka kapur klubin ku ai u rrit.

“Kam mësuar kaq shumë 3 vitet e fundit. Nga një menaxher i pabesueshëm. Pep Guardiola rihapi dashurinë time për futbollin. Unë kam dëshmuar, marrë pjesë, analizuar, përvetësuar dhe studiuar. Man City luan futbollin që dua të luaj. Është futbolli që dua të mësoj dhe të shoh të luaj”, me këto fjalë Kompany shpjegon se Guardiola do të jetë modeli që ai do të ndjekë si trajner.

Kujtojmë që Anderlecht ka shkarkuar të gjithë stafin drejtues dhe këtë sezon janë jashtë lufte për titullin kampion në Belgjikë, pasi renditen në vend të fundit në grupin e fazës play-off, që përcakton skuadrën kampione.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit