Suso: Unë më i vërshëllyeri i Milanit? Ju tregoj motivin! Mund të kisha ikur

8 Nëntor 2019
12:24
back button

Sulmuesi i Milanit, spanjolli Suso, në një intervistë të dhënë për “Sportëeek” te “Gazzetta dello Sport”, ka folur rreth qëndrimit te Milani, por sidomos edhe tifozerisë që ka kohë që po e mbulon me vërshëllima… “Më pëlqen shumë Milani! Mund të largohesha dy vite radhazi por nuk e bëra. Qëndrova këtu sepse kështu doja. Kushtova zero euro: duke konsideruar këtë gjë, besoj se rendimenti im te Milani është shumë i mirë. Tifozëve u them: më besoni!”.

Po kritikat? “Kanë të drejtë të vërshëllejnë, sepse as unë, as skuadra nuk jemi duke bërë mirë, por jam edhe i bindur se nuk më duhet të dëshmoj asgjë. Njerëzit e dinë se çfarë mund të bëj. Nëse më kritikojnë do të thotë se presin që të bëj më shumë se sa kaq. Nëse një futbollist nuk kritikohet do të thotë se askush nuk pretendon asgjë mbi të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit