Szczesny injoron legjendën e Romës: “Totti nuk ishte kapiteni i vërtetë!”

14 Mars 2019
20:05
back button

Në një intervistë në kanalin Youtube “Foot Truck” portieri i Juventus Wojciech Szczesny, ndër të tjera, gjatë kujtimeve që e lidhin atë me Romën, ku kaloi dy sezone, ka preferuar të risjellë nga memorja vlerësimin e tij ndaj De Rossi-t, të cilin polaku e konsideron si kapitenin e vërtetë të verdhekuqëve, mbi Tottin.

“Tifozët e Romës ishin çmendurisht të dashuruar me Tottin, një dashuri që mbase nuk ishte e shëndetshme për skuadrën. Kur gjërat nuk shkonin mirë dhe ai ngrihej nga pankina për të nisur nxehjen, papritur stadiumi zgjohej. Dukej sikur po niste një ndeshje të re. Kjo sepse Totti ishte një legjendë te Roma, një figurë aq e fortë, mbase më e fortë se dhe vetë Roma”, risjell nga kujtesa Szczesny.

“Për mua, kapiteni i vërtetë i skuadrës ka qenë gjithmonë Daniele De Rossi. Nga një këndvështrim, ishte Totti, pastaj ishte Roma. Ndërsa Daniele ka qenë gjithmonë shpirti i vërtetë në dhomat e zhveshjes”, deklaroi hapur portieri i Juventus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit