Szczesny: Ja çfarë na dhuroi CR7 pas kartonit të kuq ndaj Valencia-s

29 Mars 2020
18:50
Denis Hakanaj
back button

“Në kohën e Allegri-t kishim një rregull, në rast të një kartoni të  kuq duhet të shlyenim borxhin me shokët e skuadrës”.

Wojciech Szczesny ka zbuluar një prapaskenë të veçantë në lidhje me Cristiano Ronaldo-n për kanalin e YouTube Foot Truck.

“Kjo është arsyeja pse kemi të gjithë një iMac, – ka shtuar portieri i Juventus-it, – na e ka dhuruar Ronaldo pas kartonit të kuq të marrë kundër Valencia-s, edhe pse na është dashur të presim dy muaj, sepse  vazhdonte  të thoshte se nuk kishte bërë asgjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit