Takaj 3 në 1, akuza ndaj UEFA-s, nostalgji dhe premtim për tifozët

13 Korrik 2019
19:03
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e CAS-it. Ai mendon se UEFA punon me dy standarte. 

Numri një i klubit ka pritur ta publikojë mllefin e tij në "Facebook". Takaj i premton besnikëri klubit të Skënderbeut, pasi ka postuar një foto të stemës së klubit. 

Ai nuk është ndalur me kaq, pasi ka akuzuar UEFA-n dhe për qëndrimin me dy standarte. Numri një i klubit kujton vendimin për pezullimin e mbrojtësit Bajram Jashanica, ndërsa kapiteni i Real Madrid-it, Sergio Ramos nuk është dënuar për të njëjtat akuza. 

Takaj bëhet nostalgjik më tej kur shpërndan videon e Skënderbeut kur eliminoi gjigantët e Dinamos së Zagrebit. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit