Takaj me akuza të forta, nxjerr emrin e shqiptarit të radhës që dënoi Skënderbeun

23 Korrik 2019
10:19
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka folur në lidhje me dënimin e marrë nga UEFA dhe mbajtjen në fuqi të vendimit nga gjykata e CAS-it. Numri një i klubit ka dhënë informacione të tjera për përfshirjen e shqiptarëve në këtë proces. Ai foli nga studio e emisionit "Pressing", në ABC news. 

"Njeriu kryesor që është marrë me dosjen është Miguel Leitard, i cili është punonjës i studios së Vilar në Spanjë. Emilio Garcia, ish-shefi i Disiplinës në UEFA është një njeri që ka punuar për 15 vjet në një zyrë me Dervishin dhe këta të dy janë marrë posaçërisht me dosjen e Skënderbeut. Kjo sepse në Prokurorinë e Gjenevës inspektori tjetër Karl Dhont ka thënë 'Unë nuk kam shkruar asnjë rresht në dosje', në prani të prokurorit, është e dokumentuar.

"Në Displinë kishim relator spanjoll, në Apel relator spanjoll, shkojmë në CAS e përsëri spanjoll, e kundërshtojmë enkas, sepse ishin konflikt. CAS e mori parasysh dhe e hoqën duke e mbajtur anëtar. Të gjitha na dalin, ky është sinjali që më ka dhënë në zyrën e tij Emilio Garcia. Kur më ka komunikuar vendimin më ma thënë 'ke të fala nga z. Dervishi', kur më komunikoi dënimin për 10 vite dhe 1 milion euro. Kjo na shton dyshimet për këtë çështje.

"Ne çuam avokatin që të merrte vesh çfarë ndodhte, në këtë moment ku nuk kishte asgjë, shkon kërcënimi. Nga ai doli edhe presidenti i UEFA-s dhe aludohej që klubi kërcënon inspektorët e UEFA-s. Kjo ishte goditja për t’i dhënë ngjyra të tjera procesit. Edhe në CAS është përdorur shumë nga UEFA kërcënimi që është bërë ndaj inspektorëve. Erdhi e-maili me kërcënim nga Ilirjan Përmeti, e denoncuam në Prokurori në Korçë, u ndoq dhe u gjet që është nisur nga Tirana. 

"Nga informacionet tona morëm vesh vetëm që është nisur nga një zyrë në Tiranë. Këto janë përdorur si prova. Të gjithë e dimë kush është Skënderbeu, i njihni të gjithë, jeni në dijeni që klubi nuk ka kërcënuar askënd. Edhe Prodani, i cili ka folur pafundësisht, ka ofenduar shumë, është marrë me gjëra personale, por absolutisht nuk e ka shqetësuar njeri. Ne do t’i nxjerrim në vijim të gjitha lidhjet që ka me Dervishin, çfarë ka bërë me të. Ky është i vogël, por ka bërë maksimumin që të arrihet te dënimi i Skënderbeut. Nuk po përmend emra, për çfarë interesash, por po tregoj rrugën nga po vjen dënimi".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit