Takaj pranon “falimentin” e Superiores: Jemi si Ishujt Faroe!

26 Janar 2020
10:52
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka folur nga studioja e emisionit “Zona Gol”, në Supersport. Numri një i klubit të ish-kampionëve të vendit pranon se Superiorja ka humbur shumë, ndërsa niveli ka rënë ndjeshëm. Ai mendon se të ardhurat momentale nuk janë të mjaftueshme për klubet tona.  

Superioja – “Kampionati këtë vit është i dobët. Bukuria vjen për shkak të rivalitetit, pasi ekipet janë aty-aty. Problemi është se nuk gjeneron të ardhura. Vendet e para duhet të shkojnë e pretendojnë grupet e Europës dhe për këtë duhet të kenë shpenzime të mëdha e të kenë lojtarë cilësorë. Atë bënte Skënderbeu para 2-3 vitesh”.

Dënimi– “Nuk ka dëmtuar vetëm Skënderbeun, por të gjithë futbollistët shqiptarë. Atëherë ka shkuar vlera deri në 1 milion e 1 milion e ca për lojtarë të kampionatit, shifra që nuk janë parë deri tani. Tani janë shumë më të ulëta, nuk janë dinjitoze si për investimet, ashtu edhe për lojtarët. Të shesësh lojtarë për 100 mijë euro, 150 mijë euro, është një shumë e vogël, që nuk është buxhet i mirë për klubin. Ka interes për Bregun, Krasniqin, Gripshin e Pëllumbin. Po mundohemi të gjejmë kampionatet, por edhe shifra dinjitoze e jo qesharake. Ne si klub quhemi të dështuar, nëse nuk arrijmë të shesim lojtarë”.

Niveli – “Jemi askush aktualisht, jemi në nivelin e Ishujve Faroe. Këtë vit nuk kaluam asnjë tur. Me këtë nivel, që po shoh, nuk kemi shpresa që të prodhojmë të ardhura. Nëse mendojmë se me 1500 euro e 2000 euro marrim cilësi, atëherë ky është një gabim”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit