Takaj zbulon ecurinë e gjyqit, jep detaje për apelimin ndaj dënimit

26 Shtator 2019
18:18
back button

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ishte i pranishëm në takimin e thirrur nga presidenti Armand Duka në zyrat e FSHF-së. Ai foli pas takimit në lidhje me situatën e kampionatit tonë dhe për paraqitjet e skuadrës së tij. Numri një i klubit mendon se Skënderbeut nuk i shkon që të dhurojë paraqitje të dobëta. 

“Po bëjmë punën tonë, deri tani jemi në rrugën e duhur, shpresojmë deri në fund të vazhdojmë kampionatin sa më dinjitozë, që ka qenë objektivi i Skënderbeut. Pas gjithë kësaj historie nuk është mirë për Skënderbeun që të paraqitet ndryshe”. 

Jashë vëmendjes së gazetarëve nuk doli as çështja e dënimit të korçarëve nga UEFA, e cila po rishqyertohet në Gjykatën Supreme të Zvicrës, sipas asaj që pretendon Takaj. “Ajo çështje vazhdon atje, nuk kemi informacione të tjera deri në qershor kur të mblidhet të japë vendimin”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit