Talebanët “pushtojnë” edhe olimpizmin afgan, një aktivist-politik në krye të tij

21 Shtator 2021
11:05
Telesport
back button

Qeveria talebane që ka marrë drejtimin e Afganistanit nga 1 shtatori, ka emëruar sot një aktivist politik, Nazar Mohammad Mutemaen si president të përkohshëm të Komitetit Olimpik Afgan. Një lajm që ka befasuar të gjithë, që tregon se talebanët nuk i besojnë drejtuesve të vjetër sportivë.

Sipas mediave vendase, personi i emëruar do të ketë detyrën të ndërmjetësojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në evente sportive. Në Olimpiadën e fundit, Afganistani mori pjesë me 5 sportistë në Olimpiadën “Tokio 2020” dhe me 2 sportistë në Lojërat Paraolimpike.

Qeveria talebane ka emëruar gjithashtu edhe Naseen Zadran si president të Federatës Kombëtare të Kriketit, sporti më i përhapur në këtë vend.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit