Talenti 19-vjeçar i kombëtares kuqezi po testohet te Hajduk i Splitit

16 Janar 2019
9:54
Alfred Lleshi
back button

Lojtarët e rinj të talentuar shqiptarë e kanë objektiv parësor të luajnë rregullisht. Megjithatë, e kanë mjaft të vështirë të gjejnë vend në ekipet tona të para, sidomos në Superiore. Për këtë arsye, ata detyrohen ta provojnë fatin jashtë vendit, ku shkojnë të testohen. Edhe në këtë merkato dimërore, kjo vijësjellje nuk ndryshon.

 Tek ekipi i dytë i Hajdukut të Splitit ka nisur provën disaditore edhe talenti i Apolonisë, Redon Mihana, në prag të rinisjes së kampionatit atje (HNL 2). Kështu bën me dije “dalmatinskiportal.hr”. Trajneri Marija Despotovic ka zhvilluar katër seancat e para stërvitore me katër lojtarë të rinj, që kanë mbërritur në provë këtë javë. Bëhet fjalë për Mariju Marovic dhe tre lojtarë nga jashtë.

Njëri është shqiptar i Kosovës, Arb Manaj, i lindur në vitin 1998 dhe vjen nga Trepça 89. Ai luan si sulmues qendror dhe është anëtar i ekipit të tij kombëtar U-21.

Shqiptari tjetër është Redon Mihana, pjesë e kombëtares kuqezi U-20 dhe luan në pozicionin e sulmuesit e të mesfushorit. Ai është pjesë e Apolonisë së Fierit. Më i riu në mesin e tyre është Rashid Alhassan, ish-anëtar i U-17 të Ganës, i lindur në vitin 2000. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit