Talenti 20-vjeçar tradhton kombin e tij, gati të luajë me “Tre Luanët”

1 Mars 2019
11:15
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori i West Ham, Declan Rice, nuk ka dyshime. Ai është i gatshëm të luajë për Anglinë, pas vendimit për t’i dhënë fund besnikërisë ndërkombëtare ndaj Republikës së Irlandës. 20-vjeçari ka lindur në Londër, por ka luajtur për Irlandën në tri miqësore, vendin e gjyshërve të tij. 

Rice konfirmoi muajin e kaluar se synon të përfaqësojë Anglinë në të ardhmen, duke njoftuar vendimin e tij, pas diskutimeve që zhvilloi me trajnerin Gareth Southgate, ish-trajnerin e Irlandës, Martin O'Neill, dhe pasardhësin e tij, Mick McCarthy.

Mesfushori ka bërë paraqitje mjaft të mira këtë sezon, duke e “çimentuar” vendin e titullarit te West Ham. Ai ka fituar edhe çmimin e ”Lojtarit të Ri të Vitit” në Londër. Qëllimi i tij i ardhshëm është të marrë ftesën e parë nga kombëtarja e Anglisë.

Kur u pyet nëse është i gatshëm për këtë hap, Rice i tha “Omnisport”: "Pa dyshim. Kam luajtur tri ndeshje për Irlandën në nivel ndërkombëtar. E kam dhënë miratimin për të kaluar tek Anglia. Asgjë nuk është e garantuar, sepse Anglia ka disa lojtarë të pabesueshëm. Më duhet të shpresoj që ftesa do të mbërrijë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit