Bryan Reynolds te Roma, më në fund u krye.
Të gjitha dokumentet e përcaktuara dhe të nënshkruara: lojtari do të niset nesër në mëngjes për në Itali nga Dallasi me një ndalesë në Gjermani.
Pas rezultateve negative të testeve Covid dhe përfundimit të suksesshëm të dokumenteve, mbrojtësi do të largohet nga MLS për t’u ulur në kryeqytetin italian.
Vizitat dhe më pas firma, pikërisht në vrullin e fundit të merkatos. Një operacion për rreth 7.5 milion euro me 15% rishitje në të ardhmen për Dallas.
Futbollisti i krahut kërkohej edhe nga Juventusi që bashkë me Beneventon donin të mbyllnin akordin në sinergji për ta lënë te ekipi i Inzaghit deri në fund të sezonit.