Talenti holandez zyrtarizohet në Premier League: gat 40 mln euro me bonuse! “Milani? Donte Newcastle që në janar…”

28 Qershor 2022
22:37
Telesport

Sven Botman është zyrtarisht lojtari i ri i Newcastle United. Pas nje telenovele qe ka zgjatur plot 6 muaj, duke nisur ne janar, ku si tentativat e Milan dhe Newcastle shkuan dem, me ne fund holandezi ka vendosur dhe ka pranuar ekipin e Premier.

Nje oferte e madhe prej 37 mln eurosh dhe bonuse ka bindur ekipin e Lille dhe ka gjetur akordin e duhur, duke mundur Milanin qe i afrohej 30 mln eurove me bonuse. Nderkohe, lojtari, qe ka pritur kuqezinjte deri ne fund, nuk ka bere dot gje tjeter vecse te vendose.

Ndërkohë, holandezi tashmë ka pozuar me fanellën bardhezi në kanalet zyrtare të klubit të Anglisë së Veriut. Kontratë 5-vjeçare, deri më 30 qershor 2027. Pak para zyrtarizimit, ish-menaxherja e Lille, Jocelyn Gourvennec tha:

“Milan? Botman donte Newcastle që në janar. Ai mund t’i bashkohej Premier League tashmë gjashtë muaj më parë, por ne e bindëm që të përfundonte sezonin në Ligue 1 dhe gjithcka u be ne fund”.

I pyetur mbi Milan dhe Newcastle, Botman tha para disa muajsh se “te dyja me kerkuan. Milani eshte klub historik, por nuk do te thote se Newcastle nuk ka nje projekt serioz dhe ambicjoz per t’u bere nje skuader e madhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit