Talenti i Ajax në Premier, londinezët ofrojnë 40 milionë stërlina

17 Maj 2019
20:17
Telesport
back button

Chelsea është gati të paguajë 40 milionë stërlina për të afruar në Premier League sulmuesin 22-vjeçar brazilian të Ajax, David Neres. Ky i fundit ka një kontratë deri në vitin 2022 me kampionët e Holandës, por mund të largohet në fund të sezonit, pasi ka shumë kërkesa.

Sipas “Daily Mail”, objektivi parësor i Chelsea ishte Luka Jovic, por ai zgjodhi të luajë me Real Madrid. Në këtë mënyrë, “blues” kanë nisur të interesohen për talentin e Ajax. Gjithsesi, çdo lëvizje në merkaton e skuadrës londineze do të bëhet pasi të merret vendimi për merkaton, pasi Chelsea rrezikon një dënim.

Për Chelsea nuk ka për të qenë aspak e lehtë, pasi për Neres janë interesuar edhe Paris Saint Germain, Liverpool dhe Arsenal. Ndaj ka për të qenë një garë e fortë. Chelsea shpreson ta fitojë këtë garë për shkak të marëdhënieve të mira që kanë me menaxherët e lojtarit, Giuliano Bertolucci dhe Kia Joorabchian, që janë edhe menaxherët e David Luiz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit