Talenti i Arsenal magjeps Emery: I ri, i fortë dhe në rritje

19 Shtator 2019
22:15
Denis Hakanaj
back button

Unai Emery i gëzohet të rinjve të Arsenal-it dhe, mbi të gjithë, Bukayo Saka-së. 18-vjeçari ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë mundësinë që i dha trajneri spanjoll në Europa League. Ka luajtur një ndeshje të mirë, të kurorëzuar me një gol të mrekullueshëm.

Gjithsesi, nuk ishte e lehtë për anglezët të fitonin në shtëpinë e një skuadre eksperte si Eintracht Frankfurt, që sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalet e Europa League. Fitorja 3-0 e lejon Emery të shikojë me shumë optimizëm drejt së ardhmes dhe të shijojë xhevahirin e tij.  

“Kemi përfshirë shumë lojtarë Under 23 dhe besoj se gjërat kanë shkuar mirë. Saka ka luajtur shumë mirë, ka fituar besim dhe më pas e ka mbyllur në rritje”.

“Jemi shumë të kënaqur nga ndeshja e sotme, që i ka lejuar lojtarët tanë të fitojnë eksperiencë. Besoj se është e drejtë t’u japim atyre mundësi të tilla dhe t’i ndihmojmë, edhe pse janë pasuria dhe e ardhmja jonë”, ka thënë Emery.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit