Talenti i Chelsea denoncon fyerjet raciste: Nëna ime shpërtheu në lot…

10 Shtator 2019
11:48
Alfred Lleshi
back button

Pas penalltisë vendimtare, të humbur në Superkupën Europiane kundër Liverpool-it, Tammy Abraham, sulmuesi i Chelsea me origjinë nigeriane, ishte viktimë e fyerjeve raciste në internet. Duke folur për mikrofonat e “CNN”, ai tregoi ndikimin shkatërrues që patën ato ofendime për familjen e tij. Ish-lojtari i Aston Villa zbuloi se nëna e tij shpërtheu në lot, pasi lexoi sharjet raciste në rrjetet sociale: “Mbaj mend nënën time, që u bë shumë keq. Ajo shpërtheu në lot. Mendova se racizmi ishte zhdukur prej ca kohësh, nuk besoja se do të përbënte problem edhe sot”.

Më pas, sulmuesi i talentuar shpjegoi qëndrimin e tij në lidhje me incidentin: “Unë kam një karakter të fortë dhe nuk më prekin lehtë kësi gjërash. Sidoqoftë, situata të tilla mund t’i dekurajojnë njerëzit që nuk kanë të njëjtin personalitet si unë. Ishte një moment i vështirë”.

Frank Lampard, trajneri i Chelsea, kishte një rol kryesor në mbështetjen që i dha futbollistit të vet. Ai doli në krah të Abraham dhe e ndihmoi ta kalonte këtë situatë të vështirë poër cilindo, jo më për një futbollist të datëlindjes 1997: “Trajneri ishte afër meje, gjithnjë e mbante krahun mbi supin tim. Ai donte të sigurohej që isha në rregull. Në fakt, kam pasur mbështetjen e të gjithëve te Chelsea”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit