Talenti i Chelsea i habit të gjithë: Futbolli nuk është i përjetshëm, ja pse nuk luaj FIFA dhe Fortnite!

12 Tetor 2019
13:37
back button

Lojërat elektronike zënë një pjesë të mirë të ditës kur bëhet fjalë për moshat e reja. Këtu nuk bëjnë përjashtim as futbollistët, të cilët duket se janë edhe më të apasionuar kur bëhet fjalë për FIFA apo Fortnite, që janë edhe dy nga lojërat më të luajtura në Playstation.

Të pakët janë ata që nuk i praktikojnë këto lojëra dhe njëri prej tyre është edhe talenti i Chelsea, Fikayo Tomori. 21-vjeçari ka deklaruar për mediat që nuk kërkon të shpenzojë kohën duke luajtur FIFA apo Fortnite njësoj si shokët e tij.

“Të gjithë luajnë Playstation. Unë nuk kam shumë dëshirë të luaj dhe i le shokët ta bëjnë një gjë të tillë, por janë jashtëzakonisht shumë njerëz që luajnë FIFA dhe Fortnite. Futbolli nuk është i përjetshëm. Kur të tërhiqem, ose mos e dhëntë zoti, nëse dëmtohem duhet ta kem diçka që mund të punoj.

Kështu kam nisur të studioj për menaxhim biznes. Lexoj të paktën 8-10 orë në ditë. Jam duke lexuar gjithë kohën. Më pëlqen të kaloj kohë me shokët e ekipit, por kur ata luajnë Playstation, gjë që ndodh shpesh, unë shkoj të lexoj”, përfundoi Tomori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit