Talenti i Chelsea-t realizon nga 40 metra, çmenden tifozët (Pamjet )

5 Tetor 2022
17:39
Denis Hakanaj
back button

Talenti Mason Burstow i kënaqi tifozët duke shënuar një gol magjik për Chelsea U21. 19-vjeçari bëri një goditje të guximshme nga 40 metra e cila përfundoi në rrjetë.

Goli i tij ndihmoi që Chelsea të vuloste një fitore 2-1 ndaj Oxford United në EFL Trophy. Dhe tifozët kanë qenë qartazi të mahnitur nga goli i tij.

“Çfarë lojtari”, tha një tifoz në rrjetet sociale. Një i dytë tha: “Uau çfarë goli”. Një tjetër që dukej se ishte i pranishëm në ndeshje tha:

“ÇFARË GOLI MASON BURSTOW! Sulmuesi ka dalluar Eastwood-in jashtë portës dhe ka goditur nga distanca duke barazuar rezultatin në 1-1”.

Tifozë të tjerë kanë kërkuar që lojtari të grumbullohet nga ekipi i parë. Një tifoz tha: “S’do të kalojë shumë kohë derisa ta bësh këtë për ekipin e parë”. Ndërsa një tjetër shtoi: “Shumë shpejt do të vijë grumbullimi me ekipin e parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit