Talenti i madh anglez drejt rinovimit me rrogë marramendëse! City e afron me Haaland dhe De Bruyne

3 Tetor 2022
17:59
Telesport
back button

Manchester City mundi dje ne derbin e qytetit 6-3 Man United në Premier League. Një spektakël i vërtetë në “Etihad”, ku Erling Haaland dhe Phil Foden shënuan nga një hat-trick secili, pra trigolesh.

“Qytetarët” duke parë formën fantastike që talenti anglez po tregon kanë menduar t’i ofrojnë rinovimin. Kontrata aktuale e 22-vjeçarit i përfundon në viti 2024, me drejtuesit që tashmë kanë nisur nga puna për ta “blinduar” yllin e tyre.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka njoftuar se Manchester City ka arritur një marrëveshje në parim me Foden për rinovimin e kontratës edhe për pesë vite. Marrëveshje është arritur në muajin shtator, teksa kanë mbetur edhe pak çështje për t’u zgjidhur para se të zyrtarizohet.

Nuk dihen ende shifrat e kontrates se re teksa Foden aktualisht fiton 1.6 mln sterlina. Rroga e tij me siguri do te trefishohet ne kete rast dhe pritet qe t’i shkoje te pakten 6 mln sterlina ne sezon, qe do te thote 7 mln euro, që do ta bënte atë ndër lojtarët më të paguar në klub pas Kevin de Bruyne e Erling Haaland.

Mesfushor sulmues majtas, i talentuar me teknikë të shkëlqyer individuale. Ai luan kryesisht si mesfushor sulmues dhe, falë fleksibilitetit të tij taktik, mund të luajë edhe në role të tjera në sulm dhe si një nuve false. Ai mund të luajë edhe si anësor. Ai konsiderohet si një nga perspektivat më të mira në futbollin botëror.

I lindur në Stockport, Foden iu bashkua ekipit nën-9 të Manchester City në moshën 8-vjeçare dhe nënshkroi për Akademinë në korrik 2016. Më 6 dhjetor 2016, trajneri Pep Guardiola e thirri atë për ndeshjen e vlefshme në grupin e Champions League kundër Celtic, ku, megjithatë, ai nuk ishte i punësuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit