Talenti i Realit dhe ish-ylli i Arsenalit “fundosin” Atletico-n (VIDEO)

14 Shtator 2019
19:57
back button

Dy afrime të reja të Real Sociedad i kanë shkaktuar humbjen e parë Atletico Madridit këtë sezon, që u mund në shifrat 2-0.

Martin Odegaard, i ardhur në huazim nga Real Madrid shënoi në minutën 58’, ndërsa tre minuta pas tij ishte radha e Nacho Monreal për të tundur rrjetën, edhe ky i ardhur nga Arsenal këtë verë.

Në fushë zbriti edhe Adnan Januzaj në minutën 83’, por pa lënë gjurmë në këtë sfidë.

Portieri Jan Oblak u dallua për një pritje të madhe në pjesën e parë, ndërsa në minutën 66’ doli nga fusha për arsye sigurie, duke qenë se mori një goditje të rrezikshme me top në fytyrë.

Atletico kryeson me 9 pikë në La Liga edhe pas kësaj humbje, të ndjekur nga Real Madrid dhe Atheltic Bilbao me nga 8 pikë.

Goli i Monreal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit