Talenti i ri brazilian me klauzolë 60 mln euro fut në “luftë” Juventus dhe Barcelona!

20 Janar 2021
17:45
Telesport
back button

Gabriel Veron është shpresa e re e futbollit brazilian: 18 vjeç, sulmues i Palmeiras, këtë sezon po gjen një vend të qëndrueshëm në ekipin e parë dhe brenda pak ditësh do të garojë me Santos për titullin e kampionit të Amerikës së Jugut.

Klubi brazilian e ka blinduar atë me një kontratë deri në vitin 2025 dhe një klauzolë lirimi prej 60 milion eurosh.

Siç është raportuar nga Sport, Barcelona është ndër klubet e interesuara, por për arsye burokratike (nuk ka president) nuk mund të paraqesë asnjë ofertë zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit