Talenti italian rikthehet në stërvitje pas 4 muajsh, por Roma merr lajmin e hidhur (VIDEO)

13 Maj 2020
13:51
Telesport
back button

Me kampionatin ende të ndaluar, shumë skuadra janë kthyer në stërvitje sa i përket klubeve të Serie A. Gjithçka në qendrat stërvitore me grupe të diferencuara.

Por, menjëherë ka ardhur një lajm i keq te Roma, pasi në Trigoria është dëmtuar portieri spanjoll Pau Lopez.

Pau Lopez Roma IMAGE.jpg

Për portierin verdhekuq një minifrakturë në pulsin e majtë. Portieri i ardhur nga Sevilla do të duhet që të qëndrojë të paktën katër javë jashtë fushave dhe ky është një problem jo i vogël.

Ndërkohë, ka rinisur stërvitjes talenti Zaniolo, i cili mungon prej 4 muajsh që pas operacionit. Pasime topi, vrapime dhe shumë ushtrime të tjera. Megjithatë, Roma ende nuk është gati ta hedhë në fushë, të paktën jo deri sa ta shohë në 100%.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit