Talenti kërkon rrogë të frikshme, Interi ndal bisedimet për rinovim

29 Maj 2020
15:31
Eraldo Harlicaj
back button

E ardhmja e Sebastiano Espositos tek Interi mbetet në dyshim. Drejtuesit e zikaltëvekanë nisur të flasin për rinovimin me sulmuesin 17-vjeçar, por bisedimet kanë ngecur për shkak të kërkesave të lojtarit të ri.

Ai u ka kërkuar italianëve 800 mijë euro në sezon, ndërsa kontrata e re mendohet të jetë deri në qershorin e 2025. Esposito ka kërkuar një marrëveshje të ngjashme me Andrea Pinamontin, sipas asaj që shkruan Tuttomercatoweb.

Esposito ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon madje ka shënuar dhe një gol. Espositos nuk i janë pranuar kërkesat pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe nuk ka aq shumë siguri për të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit