Talenti Musiala “blindohet” nga Bayern, Salihamidzic tregon se si skautingu e bindi!

5 Mars 2021
18:03
Telesport

“Xhelati” i Lazios në Ligën e Kampionëve, Jamal Musiala, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionsite me Bayern Munchen.

Drejtuesi i klubit bavarez dhe ish lojtari i Juventusit, Hasan Salihamidzic, flet për këtë në kanalet e klubit.

“Ne jemi shumë të lumtur që Jamal ka vendosur të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale afatgjatë me Bayern. Kjo ishte një përpjekje e përbashkët.

Para se Jamal të mbërrinte këtu në verën e 2019, ne ishim në gjendje ta bindnim atë dhe familjen e tij për projektin tonë.

Jam shumë i lumtur që sistemi ynë i gjetjes së lojtarëve të talentuar, zhvillimi i tyre dhe integrimi i tyre në ekipin e parë po paguan.

Udhëheqësi ynë i skautëve Marco Neppe ka luajtur një rol të rëndësishëm këtu. Tani të gjithë duhet të sigurohemi që Jamal të vazhdojë të rritet Jam i sigurt se ai do t’i sjellë shumë gëzim këtij klubi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit