Talenti shpërthen: Barça jo si më parë, nuk i jep atë që meritojnë të rinjve e akademisë!

13 Shkurt 2020
18:44
back button

Një ndër talentet më të përfolur të dalë nga akademia e Barcelonës së viteve të fundit ka qenë pikërisht Marc Cucurella. Katalanasi prej dy sezonesh po spikat në La Liga, ku fillimisht ishte pjesë e Eibar, ndërsa këtë vit ka kaluar te Getafe.

Në fakt, sezonin e shkuar Cucurella u huazua nga Barcelona tek Eibar me të drejtë blerjeje për 2 milionë euro. Sezon fantastik për mesfushorin dhe Eibar nuk u mendua dy herë, por bleu kartonin e tij. Gjithsesi, Barça i kishte marrë masat dhe kishte një klauzolë riblerje, të cilët e aktivizoi menjëherë dhe e ribleu për 4 milionë euro Cucurellën.

Tashmë, 21-vjeçari është i huazuar te Getafe, ku po spikat përsëri dhe në një intervistë të dhënë së fundmi nuk është kursyer ndaj Barcelonës, duke u shprehur se nuk i jep më shanse të rinjve të akademisë. “Mendoj se tashmë Barcelona mendon vetëm të fitojë dhe nuk ekziston më durimi që ka qenë më përpara, ku i besohej lojtarëve të akademisë. Sot, të rinjve të akademisë nuk i jepet mundësia që ata meritojnë”, përfundoi Cucurella.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit