Kryen vizitat mjekësore talenti që Milani i hoqi nga duart Arsenalit falë Ibra! Zbuluesi i Mbappe godet sërish

12 Gusht 2020
12:50
Telesport
back button

Në pritje të rinovimit të Ibrahimovic, që do të pasohet me të gjitha manovrat e tjera të merkatos sa i përket fuqizimit për sezonin e ardhshëm, Milani ka mirëpritur talentin Emil Roback, i ardhur nga Suedia dhe që pasi të kryejë vizitat mjekësore do të hedhë firmën në kontratë me kuqezinjtë, për t’u kthyer në vendlindje më pas…

Sportitalia - Roback in Italia, prime immagini: domani visite mediche

Por, si arriti Milani të mposhte konkurrencën e Arsenalit që kishte hedhur hapa konkretë për të siguruar talentin e sulmit të Hammarby, vetëm 17 vjeç? Sipas medieve suedeze, rol të rëndësishëm ka luajtur Zlatan Ibrahimovic, idhulli i djaloshit. Gjiganti nga Malmo u stërvit bashkë me adoleshentin gjatë periudhës së izolimit dhe ndërprerjes së futbollit, ndaj edhe dalloi cilësitë e tij.

Geoffrey Moncada, l'enfant prodige dei talent scout preso dal Milan
Moncada, capo scout i Milanit

Por, Zlatan ishte vetëm “karta fituese” për ta bindur sulmuesin pasi shefi scout i Milanit, Moncada (zbuluesi i Mbappe në kohët e Monacos), prej një viti kishte dërguar njerëz për ta ndjekur afër djaloshin duke e monitoruar dhe duke vendosur më pas blerjen për një shifër të barabartë me 1.5 mln euro përfshirë edhe bonuset.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit