Talenti “viking” mahnit botën: kur të atit desh i theu këmbën Roy Keane në derbi (VIDEO)

18 Shtator 2019
17:26
back button

Erling Braut Haaland, një talent i jashtëzakonshëm, një kolos, viking i vërtetë, që me tri golat e tij të shënuar në debutimin në Champions me Salzburg ka mahnitur botën për të dytën herë brenda pak kohe, pasi dy muaj më parë e bëri me Norvegjinë U-20, në Botërorin e kësaj kategorie, kur i vetëm i shënoi nëntë gola Hondurasit.

 

Tri gola ndaj Genk dhe rekordet për të që kanë nisur! i gjatë 193 cm dhe 84 kilogram, bëhet fjalë për një sulmues që të majtën e përdor mirë, por që fizikisht është vërtet një bishë. Kurizoteti? Haland është i biri i Alf-Inge Rasdal Haaland, që u bë i famshëm sepse dikur në derbin mes Manchester United dhe Manchester City, Roy Keane, legjenda e “Djajve”, desh i theu këmbën dhe kurrë nuk u pendua për atë ndërhyrje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit