Tallet me ish-trajnerin e Inter, Guardiola mendon për pensionin

17 Janar 2020
23:09
back button

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka nisur të mendojë për fundin e karrierës dhe kohën se kur mund të dalë në pension. Një sinjal të cilin vetë Guardiola e ka përcjellë duke dërguar edhe një mesazh provokues për trajnerin veteran të Crystal Palace, Roy Hodgson, 74-vjeçar, ish-trajner i Inter, Liverpool dhe Anglisë.

I pyetur nëse e shihte veten e tij ende trajner në të 70-at, Guardiola u përgjigj: “Nëse do të më pëlqejë ende dhe do të kem oferta, atëherë nuk do të them se do të dal në pension javës tjetër apo vitin tjetër. Por nuk mendoj se në atë moshë do të jem ende duke bërë trajnerin”.

“Mendoj se kur je duke bërë trajnerin në moshën 74 vjeç, atëherë duhet të jetë e mërzistshme të qëndrosh në shtëpi! Në stërvitje je me të rinj, sportista dhe në garë. Prandaj puna jonë është e bukur. Çdo ndeshje është ndryshe, ndaj kjo mund të jetë arsyeja pse Roy dhe trajnerë më të vjetër janë ende në detyrë”. 

“Nëse nuk ke interes për gjëra të tjera dhe qëndron në shtëpi, atëherë do rikthehesh me siguri të bësh trajnerin. Mua më intereson të bëj gjëra të tjera, ndaj nuk do të bëj trajnerin në atë moshë”, deklaroi Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit