Tallja e tifozit të PSG pas humbjes së Juventus-it bëhet virale (Pamjet)

3 Nëntor 2022
19:33
Denis Hakanaj
back button

Humbja e pësuar kundër PSG-së në Allianz Stadium nuk i ka kushtuar shumë Juventus-it të Massimiliano Allegri-t, që gjithsesi ka arritur objektivin Europa League.

Mbetet gjithsesi hidhërimi dhe zhgënjimi për paraqitjen shumë zhgënjyese të bërë në fazën me grupe, të mbyllur me vetëm një fitore dhe plot pesë humbje.

Paraqitja kundër francezëve është vënë menjëherë në shënjestër të rrjeteve sociale, që janë tallur me klubin bardhezi me meme dhe video për dështimin në Champions.

Mes këtyre talljeve, është bërë virale ajo e një tifozi të Paris Saint-Germain që ka qenë io pranishëm në stadium mbrëmjen e së mërkurës.

Ai është tallur me tifozët bardhezi duke iu treguar atyre logon e Europa League nëpërmjet telefonit të tij. Tifozi e ka publikuar më pas videon në rrjetet sociale duke i bërë tag profilit zyrtar të Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit