Tallje masive dhe kokëkrisur, tifozi i Barçës bëhet hit në humbjen 7-3 të Realit (VIDEO)

30 Korrik 2019
11:44
back button

Të të humbasë 7-3 skuadra e zemrës është e rëndë, nervat nuk mbajnë më, por të të tallin në strofullën tënde është e papranueshme, e pakonceptueshme.

Kështu ndodhi në Amerika, ku Real Madrid u mund keqas nga Atletico dhe një tifoz i Barcelonës e ka shijuar në maksimum këtë moment, madje duke bërë edhe një çmenduri.

Tifozi i katalansve nxjerr fanellën e Leo Messit dhe e valvit mes tifozëve të Realit dhe i pashqetësuar ngjit shkallët, teksa drejt tij fluturojnë sende dhe birra i derdhet lumë në fytyrë. Gjithsesi për të nuk janë fare shqetësuese këto gjëra të vogla, në krahasim me kënaqësinë që po merr në atë moment.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit