Tani, Lewandowski është futbollisti… më i mirë në botë (info-grafiku)

7 Nëntor 2019
14:13
Alfred Lleshi
back button

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar futbollin botëror në më shumë se dekadën e fundit. Këtë e tregojnë më së miri dhjetë “Topat e Artë” të fituar prej tyre, nga pesë secili. Natyrisht, sipas të gjitha pritshmërive, ata të dy janë favoritët kryesorë për të triumfuar në këtë çmim prestigjioz individual edhe këtë vit, bashkë me Van Dijk. Pra, supremacia e argjentinasit të Barcelonës dhe portugezit të Juventusit, pavarësisht viteve që kanë mbi supe (32 dhe 34 vjeç, respektivisht), mbetet e padiskutueshme në këtë sport, në nivel global. 

Megjithatë, nëse fokusohemi te produkti i këtij sezoni, shifrat vendosin në fron një tjetër sulmues. Ai është Robert Lewandowski. Polaku i Bayern Munich, sikurse duket në info-grafikun shoqërues të këtij shkrimi, është për momentin lojtari më i mirë në botë. Kuptohet, referuar statistikave të këtij sezoni, edhe pse numri i ndeshjeve të luajtura është më i madh për sulmuesin e gjigantëe bavarezë. Edhe kjo gjë përbën një statistikë plus për të, sepse nuk “ia ndien” për lëndimet, si Messi, apo nuk ka nevojë të pushojë ndonjëherë, si Ronaldo. Ka edhe një fakt tjetër paradoksal, që duhet nënvizuar. Lewandowski është më i miri në skuadrën e vendit të katërt, po të kemi parasysh klasifikimin momental të Bundesliga. Nëse dikush mendon ndryshe, ju lutemi na tregoni se ku e kemi gabim…!!!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit