“Tani që e njohën të gjithë duhet të përballojë presionin”

15 Shtator 2019
10:59
Telesport
back button

Barcelona duket se ka gjetur “Messin e ardhshëm”. Ai është Ansu Fati. Ende nuk i ka mbushur 17 vjeç dhe u bë lojtari i parë në La Liga që realizon gol dhe asist në një ndeshje në këtë moshë, në shekullin e 21-të.

Ansu Fati iu deshën vetëm 3 ndeshje për të realizuar dy golat e parë në La Liga, ndërsa Messit iu deshën 13. Çka tregon se një yll i ri po vjen në futboll. Në fitoren 5-2 ndaj Valencia, sulmuesi realizoi gol që në minutën e dytë.

Në një intervistë për “AS”, trajneri Ernesto Valverde tha për talentin: “Ansu Fati është një lojtar që ka diçka speciale. Duket më i pjekur për moshën që ka. Në stërvitje bën po të njëjtën gjë që tregon edhe në ndeshje”.

Ajo që tregoi në ndeshjen ndaj Valencia ishte diçka e tepërt: Bëri gol, dha asist dhe ndihmoi skuadrën të fitonte. Tani që të gjithë e njohën dhe luan me Barcelonën duhet të tregohet i aftë të përballojë presionin dhe stresin”, tha Valverde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit