“Tapiri i Artë” për Inzaghin: U përpoqëm deri në fund, por shkoi keq…

25 Maj 2022
8:45
Alfred Lleshi
back button

“Tapiri i artë”, i dyti i sezonit për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, pas triumfit të Milanit në Serie A. “Fatkeqësisht, gara për kampionatin shkoi keq, por ne u përpoqëm deri në fund, – i tha Inzaghi reporterit të “Striscia”, Valerio Staffelli.

– Lojtarët tanë kanë qenë të mirë, prandaj duhet t’i përgëzojmë”. Trajneri zikaltër e pranoi “trofeun” e emisionit të njohur në Itali me buzëqeshje. Nuk ka dyshime për qëndrimin e tij në pankinën e zikaltërve: “Sigurisht që do të mbetem tek Interi”.

Sezon pozitiv – Titulli shkoi te Milani, por askush, veçanërisht në mesin e tifozëve zikaltër, nuk mund ta drejtojë gishtin nga Simone Inzaghi. Pavarësisht gjithçkaje, trajneri ka bërë gjëra të mëdha. Ai e udhëhoqi Interin në fazën eliminatore të Champions League dhe në vitin e parë fitoi dy trofe; duke mposhtur Juventusin në të dyja rastet.

Dhe një faktor që nuk duhet nënvlerësuar, atij iu desh të përballej me një demontim të rëndë gjatë verës së kaluar, duke humbur tre lojtarë kyç. Megjithatë, për ta shpërblyer nuk ka vetëm logjikë apo sens të përbashkët, por edhe matematikë.

Në fakt, duke marrë parasysh të gjitha garat, Simone Inzaghi është aktualisht trajneri me mesataren më të mirë të pikëve ndonjëherë tek Interi. Për momentin, ish-trajneri i Lazio ka mesatarisht 2.14 pikë për ndeshje, ndërsa dy “përbindësha të shenjtë” si Mourinho dhe Conte ndalen në 2.12 dhe 2.11 pikë për ndeshje, respektivisht.

Jo keq për një trajner të ri që po debuton në një stol të rëndë. Pra, Inzaghi nuk dështon pa fitimin e titullit, përkundrazi: ka bërë gjëra të mëdha. Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë, me to Inzaghi tashmë ka hyrë në historinë e Interit. Dy finale, dy trofe për të në vitin debutues zikaltër. Interi mundi Juventusin 4-2 në aktin e fundit të Kupës së Italisë 2021-2022 dhe fitoi trofeun e dytë të sezonit.

Sërish kishte mposhtur bardhezinjtë në finalen e mëparshme të Superkupës së Italisë, luajtur në dimër. Ish-trajneri i Lazio është tashmë në histori, duke pritur nëse do të arrijë të kalojë Milanin në kampionat, me synim “tripletën” e vogël.

Në stadiumin e tij të vjetër, Inzaghi fitoi trofeun e dytë në stolin e Interit. Jo gjithçka e zakonshme për të gjithë: në të kaluarën, vetëm Rafa Benitez pati sukses në 2010-2011 (Superkupa dhe Botërori për Klube, me Kupën e Italisë të fituar nga Leonardo) dhe José Mourinho në 2007-2008 (titulli dhe Kupa e Italisë).

Inzaghi, i dyti në renditjen e ligës me -2 pikë nga Milani, pati shansin të bëhej trajneri i parë në historinë e Interit që fitonte tre trofe si debutues. Interi u përpoq, por kuqezinjtë nuk gabuan në sfidat e fundit, duke u shpallur kampionë pas 11 vitesh dhe shkurorëzuar zikaltrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit