Tare “bekon” Musacchio: E njeh mirë Serie A, prandaj e zgjodha

28 Janar 2021
12:32
Alfred Lleshi
back button

Ishte i ndaluar shpërqendrimi, Lazio e dinte këtë. Drejtori sportiv Igli Tare kërkonte maksimumin në ndeshjen kundër Atalantës, por pa që të tijtë u mundën dhe eliminuan nga Kupa e Italisë. Duke folur në mikrofonët e “Rai”, Tare foli edhe për merkaton: “Musacchio? Do të sjellë përvojë në skuadrën tonë. Sidoqoftë, mbi të gjitha, bërja e kësaj zgjedhjeje ishte e vështirë. Ai është një lojtar i gatshëm, që e njeh mirë futbollin italian. Përshtatja e tij mund të jetë më e lehtë se e disa lojtarëve të tjerë, të marrë nga jashtë vendit”. Klubi bardhekaltër tashmë e ka zyrtarizuar mbrojtësin, i cili mbërriti nga Milani si një transferim falas.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit