Tare do sulmuesin shqiptar, bën tentativën e fundit

23 Maj 2020
19:59
Eraldo Harlicaj
back button

Vedat Muriqi nuk është ende i sigurt se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij. Sulmuesi i Fenerbahçes është futur mik në klubin e tij për të afruar te Feneri Florent Hadergjonaj, por duket se do të largohet vetë.

Ai ka shumë oferta pas vetes dhe së fundmi është rigjzuar interesi i Lazios për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës. Shtatlarti dëshironte largimin që në merkaton e janarit, por diçka e tillë nuk u bë e mundur.

Drejtori Igli Tare ka besim se mund të bëjë një zbulim tjetër me lojtarin. Ai mund të jetë zëvendësuesi ideal i Ciro Immobiles. Kalimi te Lazio do të ishte një hap i madh në karrierën e futbollistit shqiptar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit